Shëndeti

Mjeku Sulçebe sugjeron tre bizneset që duhen mbyllur për të përballuar luftën me virusin

Mjeku Sulçebe sugjeron tre bizneset që duhen mbyllur për

Në pamundësi për të mbyllur gjithçka, për të rënuar ekonominë dhe për të dëmtuar arsimimin e fëmijëve duke e zhvilluar mësimin online, mjeku Genc Sulçebe sugjeroi të mbyllen tre bizneset që rrezikojnë më shumë infektimin.

“Çdo grumbullim njerëzish është rrezik transmetim, në shkollë në punë, kafene, restorante ku ka grumbullim të cilët rrinë më afër se 2-3 m, është një rrezik potencial transmetimi. Duhet një restriksion i fokusuar për mendimin tim, pra të mbyllen ato aktivitete rekreative që nuk janë të domosdoshme, më vjen keq për biznese të tilla si kafe, restorante, palestra, por janë burime transmetimi shumë të mëdha, ato të mbyllen”, tha mjeku Genc Sulçebe për News 24.