Çfarë është shinrin-yoku që rekomandojnë mjekët japonezë për të rritur mirëqenien
E Shtunë 9 Nëntor 2024, 14:07
TiranaPost
Në Japoni mjekët japin receta për njerëzit, që të vizitojnë pyjet, quhen gjithashtu ‘dush në pyll’ ose "shinrin-yoku"
"Shinrin-yoku", shërben për të përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik. Kjo praktikë përfshin shëtitjen në mjedise pyjore për të reduktuar stresin, ulur presionin e gjakut dhe për të rritur sistemin imunitar.
Me origjinë në vitet 1980, shinrin-yoku është bërë një formë e njohur e kujdesit shëndetësor.