Shëndeti

Mesazhi i Reshat Arbanës për të rinjtë: Vaksinohuni për njerëzit e dashur të zemrës!

Mesazhi i Reshat Arbanës për të rinjtë: Vaksinohuni për

Artisti shqiptar Reshat Arbana u ka drejtuar një mesazh me shkrim të gjithë të rinjve që ende hezitojnë të vaksinohen ndaj Covid. Arbana u kujton se nëse nuk e bëjnë për të drejtat njerëzore, ta bëjnë për dashurinë që kanë ndaj familjarëve të tyre dhe njerëzve të zemrës.

Mesazhi i Reshat Arbanës për të rinjtë: Vaksinohuni për

“Ndihet, për fat të keq, një lëkundje e dëshirës për të marrë vaksinën, në gjirin e të rinjve. Dëshira ime është që të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore:

Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm - e theksoj- të fortë e të shëndetshëm.

Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur.

Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, shkruan Reshat Arbana.