Shëndeti

Menstruacionet dhe shtatzënia: Miti që duhet të qartësohet edhe ditët e sotme

Menstruacionet dhe shtatzënia: Miti që duhet të qartësohet

Menstruacionet dhe shtatzënia: Miti që duhet të qartësohet

Ka shumë mite rreth marrëdhënieve seksuale dhe riprodhimit që ende kanë nevojë të qartësohen ditët e sotme, pavarësisht informacioneve të shumta që disponohen. Një nga ato është që nuk mund të mbetesh shtatzënë nëse kryen marrëdhënie në periudhën e menstruacioneve. Pavarësisht nëse doni të keni një fëmijë apo jo, duhet të dini disa gjëra të vërteta për menstruacionet dhe shtatzëninë:

A mund të mbeteni shtatzënë kur jeni në periudhën e menstruacioneve?

Me pak fjalë po, mund të mbeteni shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie të pambrojtura dhe ndërkohë jeni në periudhën e menstruacioneve.

Sipas NHS amerikane, nuk ka shumë gjasa, por është plotësisht e mundur. Kjo për faktin se spermatozoidët mund të mbijetojnë në trup deri në shtatë ditë dhe disa njerëz mund të ovulojnë më herët. Në fakt, është e mundur të mbeteni shtatzënë në çdo fazë të ciklit tuaj menstrual.

Prandaj, nëse nuk doni një fëmijë, duhet të merrni të njëjtat masa paraprake gjatë seksit në periudhën e menstruacioneve si në periudhat e tjera të muajit. Gjithashtu është e mundur, megjithëse jo shumë e mundshme, që ju të mund të mbeteni shtatzënë nëse kryeni marrëdhënie pas menstruacioneve.

Pra, nëse jeni duke u përpjekur në mënyrë aktive të keni një fëmijë, vlen të mbani mend se ndoshta nuk do të keni 99% fat në këto periudha të muajit.

Por ka shumë më shumë të ngjarë të mbeteni shtatzënë kur keni ovulim, gjë që zakonisht ndodh 12 deri në 14 ditë para se të futeni në ditët e menstruacioneve.

*Tiranapost.al.