Shëndeti

Mbroni lëkurën por harroni sytë: Rreziqet nga rrezet e diellit dhe disa këshilla nga ekspertët

Mbroni lëkurën por harroni sytë: Rreziqet nga rrezet e diellit

Shumica prej nesh i dimë rreziqet për shëndetin që shkaktojnë rrezet e forta të diellit në lëkurë. Por ajo që jo pak njerëz dinë është se efektet e diellit janë shumë të rrezikshme edhe për sytë. Studimi i detajuar nga Fondacioni Australian për Kancerin e Lëkurë zbuloi se sytë janë dhjetë herë më të ndjeshëm ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit sesa lëkura.

Jo vetëm që dëmton në aparencë dhe shkakton rrudha shumë më shpejt poshtë syve dhe në qepalla, por dëmton edhe brendësinë e saj. Sipas studimit ekspozimi i zgjatur në diell kërcënon shikimin, duke përfshirë kataraktin thjerrëzat e syrit bëhen të mjegullta) dhe përkeqësim të vizionit që ndryshe njihet si degjenerimi makular.

Të dyja këto janë të lidhura me plakjen, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të tyre.

Ndërkohë, 10 % e të gjitha kancereve të lëkurës ndodhin në qepallën e syve, sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë dhe kanceri mund të zhvillohet edhe në vetë beben e syrit.

Kjo është arsyeja pse ekspertët tani po kërkojnë që të këshillohet njëjtë si për lëkurën të mbrohen sytë me vendosjen e syzeve në diell dhe aplikimin e kremrave mbrojtës poshtë dhe në qepallat e syrit.

'Është e domosdoshme që ne të mbrojmë sytë nga dielli duke mbajtur syzë që bllokojnë rrezet UV, "thotë Samer Hamada, një kirurge okuliste në Queen Victoria Hospital në East Grinstead dhe Eye Clinic London.

"Unë do thoja që të mbash syze dielli të përshtatshme për të mbrojtur sytë është po aq e rëndësishme sa të kesh krem ​​mbrojtës nga dielli për të mbrojtur lëkurën tënde."

Ashtu si me lëkurën, janë rrezet ultraviolet të diellit UVA dhe UVB që dëmtojnë sytë.

'Rrezet UVA përmbajnë nivele të larta energjie rrezatimi të cilat mund të kalojnë përmes kornesë, dritares së pastër të syrit, për të arritur retinën në pjesën e pasme të syrit. Me kalimin e kohës kjo shkakton dëme të qëndrueshme, duke kulmuar në probleme serioze afatgjata.Rrezet UVB mund të dëmtojnë vetë kornean - e njohur si photokeratitis – që do të thotë djegia nga dielli e vetë syrit.'

Djegia nga dielli e bebes së syrit mund të jetë shumë e dhimbshme dhe të shkaktojë dëme afatgjata. Ekspertët këshillojnë të përdoren edhe pika lubrifikuese.

Sytë e disa njerëzve janë më të prirur ndaj dëmtimit të diellit sesa të tjerët pasi varet edhe nga ngjyra e syve. Njerëzit me sy me ngjyrë të çelët; blu, jeshile ose kafe e hapur kanë më pak pigment për t’i mbrojtur nga rrezet UV, prandaj janë në rrezik më të lartë se ata me sy të zinj apo kafe e errët.

Por, cilado qoftë ngjyra, mënyra e thjeshtë për të shmangur çdo dëm është të mbani gjithmonë syze dielli sidomos midis marsit dhe shtatorit, në oraret 11 deri në 15:00.

Daily Mail

*Tiranapost.al.