Kush punon ulur, duhet të pijë më shumë kafe për të ulur rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare
E Enjte 12 Shtator 2024, 12:09
TiranaPost
Një studim i kohëve të fundit i publikuar në BMC Public Health zbuloi se pirja e kafesë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të vdekshmërisë që lidhet me qëndrimin ulur për një kohë të gjatë.
Të gjithë ata që rrinë për më shumë se gjashtë orë në ditë ulur dhe pa pirë kafe kishin një rrezik dukshëm më të lartë të vdekjes nga të gjitha shkaqet, ndërsa ata që pinin kafe kishin një rrezik 33% më të ulët të vdekshmërisë së përgjithshme dhe një rrezik 54% më të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare.
Benefitet e kafesë dihen prej kohësh, por lidhja e saj me zbutjen e efekteve negative të qëndrimit ulur, është e reja e këtij studimi.