Shëndeti

Kur përfundon një pandemi? Çfarë thonë ekspertët

Kur përfundon një pandemi? Çfarë thonë ekspertët

Një pandemi përfshiu SHBA-në dhe Evropën në 1918-n duke i marrë jetën rreth 50 milionë njerëzve.

Filloi midis janarit dhe shkurtit në Shtetet e Bashkuara kur një disa njerëz ndërruan jetën pasi shfaqën simptoma të dhimbjeve të kokës, vështirësive të frymëmarrjes, kollës dhe ethe.

Kur përfundon një pandemi? Çfarë thonë ekspertët

Disa muaj më vonë, pacientët në Francë, Belgjikë dhe Gjermani kishin simptoma të ngjashme klinike dhe në maj, një festival fetar në Spanjë shkaktoi një shpërthim të së njëjtës sëmundje misterioze.

Një nga pandemitë më shkatërruese të historisë, e ashtuquajtur ‘Gripi Spanjoll’ shihet si një pikë referimi e rëndësishme nga historianët që synojnë të marrin mësime nga shpërthimet e së kaluarës përballë pandemisë aktuale të koronavirusit.

Por kur i vjen fundi një pandemie?

Kur përfundon një pandemi? Çfarë thonë ekspertët

Një pandemi mbaron kur nuk ka transmetim të pakontrolluar të komunitetit dhe rastet janë në një nivel shumë të ulët, thotë Dr. Benito Almirante, shef i sëmundjeve infektive në spitalin ‘Vall d'Hebron’, në Barcelonë.

Doktori tha në një intervistë të dhënë në qershor për ‘Euronews’ se: “Në Evropë kjo situatë po vjen me koronavirusin, sepse rastet identifikohen lehtësisht dhe ato mund të gjurmohen. Nëse situata vazhdon në javët e ardhshme, pandemia mund të konsiderohet e kontrolluar”. Por aktualisht rastet e vtë infektuarve me ardhjen e vjeshtës janë shtuar sërish, ndërsa shumë vende europiane janë duke rikthyer masat kufizuese.

Kur përfundon një pandemi? Çfarë thonë ekspertët

“Kur njerëzit pyesin, 'Kur do të përfundojë kjo?', Ata po pyesin për fundin shoqëror", tha Dr Jeremy Greene, një historian i mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins, për Neë York Times.

Gjatë pandemisë së gripit spanjoll, frika shoqërore ndryshonte në varësi të shkallës së informacionit të disponueshëm dhe sesi vendet u prekën nga lufta.

“Por, në fund të fundit, siç ndodh shpesh, kur efektet u ulën, njerëzit ndaluan së shqetësuari", tha historiani Jaume Claret Miranda./ Burimi Euronews.com