Shëndeti

Konfirmohet prezenca e nënvarianteve të omicron BA1 dhe BA2 në Shqipëri

Konfirmohet prezenca e nënvarianteve të omicron BA1 dhe BA2  në

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon praninë e varianteve të reja të koronavirusit, BA1 Omicron dhe BA2 Omicron. Sipas rezultatit të testimeve të kryer në Gjermani, 86% e 556 mostrave të dërguara ishin me variantin BA2.

Sipas të dhënave rezulton prezenca si më poshtë:

86%(476) janë mostra BA1
8.3%(46) janë mostra BA2
3% (18) janë mostra delta

Siç ka ndodhur dhe në vendet e tjera ka gjasa që ky variant të kaloje në një variant dominues kundrejt varianteve të tjera për shkak të trasmetueshmërisë së lartë, sipas ISHP.

“Instituti Shëndetit Publik, ju bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen ndaj COVID-19 pranë qendrave shëndetësore ose pikave të përqendruara të vaksinimit. Për mbrojtjen e shëndetit është i rëndësishëm vaksinimi me të treja dozat e vaksinës antiCOVID“, njofton ISHP.