Shëndeti

Këto krijesa të vogla mund të nuhasin kancerin në urinën tuaj

Këto krijesa të vogla mund të nuhasin kancerin në

Start-upi japonez Hirotsu Bio Science po përdor një mënyrë të re për diagnostifikimin e kancerit: krimbat e rrumbullakët.

Në vend të metodave relativisht invazive dhe të shtrenjta si endoskopitë, operacionet ose analizat e gjakut, kompanisë i nevojitet vetëm një mostër urine për të zbuluar kancerin në fazën e hershme te pacientët.

Krimbat e çmimit Nobel dhe kanceret me erë të keqe

Produkti kryesor i Hirotsu Bio Science, N-Nose, është një proces që përdor shqisën nuhatëse të krimbave të vegjël për të gjetur kancerin në mostrat e urinës.

Caenorhabditis elegans është një krimb beninj me gjatësi milimetrash, i referuar zakonisht si një nematod ose krimb i rrumbullakët dhe gjendet në vende që balancojnë lagështinë dhe nxehtësinë, siç janë mjediset e tokës.
Hulumtimi mbi këta krimba filloi në vitet 1960 dhe tashmë ka rrëmbyer tre çmime Nobel (Fiziologji ose Mjekësi në 2002 dhe 2006 dhe Kimi në 2008).

Pasi kaloi vite duke hulumtuar ndjesinë e nuhatjes së nematodave, Dr Takaaki Hirotsu kombinoi kërkime që nuk ishin lidhur kurrë më parë.

E para ishte te nematodat dhe e dyta ishte mbi erën e kancerit në lëngjet trupore si p.sh. urina. Kështu, në vitin 2015, ai zbuloi se nematodat ishin në gjendje të nuhasin kancerin.
Si punon

Për të kryer testin, punonjësit e laboratorit vendosin urinën në një enë Petri së bashku me krimbat. Nematodat shkojnë drejt urinës nëse ka "prezencë të kancerit" dhe qëndrojnë larg saj nëse nuk ka.

Testi N-Nodes, i cili nuk është ende i disponueshëm në Evropë, aktualisht zbulon 15 kancere të ndryshme duke përfshirë kanalin biliar, fshikëzën, gjirin, kolorektalin, fshikëzën e tëmthit, veshkat, mëlçinë, mushkëritë, pankreasin, prostatën, ezofageal, oral, ovarian, stomak dhe kanceret e mitrës.
Testimi kushton 95 euro.

Katër javë pas kryerjes së testit, njerëzit marrin me postë rezultate që variojnë nga A në E, kjo e fundit tregon një rrezik të lartë të kancerit.