Shëndeti

Karbohidratet e rafinuara dhe mishi i kuq po nxisin rritjen globale të diabetit të tipit 2, thotë studimi

Karbohidratet e rafinuara dhe mishi i kuq po nxisin rritjen globale të

Konsumi me tepricë i produkteve të rafinuara të grurit dhe orizit, po nxit rritjen e rasteve të reja të diabetit të tipit 2 në mbarë botën, sipas një studimi të ri.

"Studimi ynë sugjeron se cilësia e dobët e karbohidrateve është një nxitës kryesor i diabetit të tipit 2 që i atribuohet dietës në mbarë botën," thotë Dr. Dariush Mozaffarian, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Boston.

Një tjetër faktor kyç: njerëzit hanë shumë mish të kuq dhe të përpunuar, të tilla si proshutë, sallam.

Në fakt, studimi vlerësoi se 7 nga 10 raste të diabetit të tipit 2 në mbarë botën në vitin 2018 ishin të lidhura me zgjedhje të dobëta ushqimore.

Mozaffarian dhe ekipi i tij zhvilluan një model kërkimor të marrjes dietike midis 1990 dhe 2018 dhe e aplikuan atë në 184 vende. Krahasuar me vitin 1990, kishte 8.6 milionë raste më shumë të diabetit të tipit 2 për shkak të dietës së dobët në vitin 2018, zbuloi studimi.

Tiranapost.al