Shëndeti

Ja sekreti që qëndron pas jetëgjagjësisë së japonezëve

Ja sekreti që qëndron pas jetëgjagjësisë së

Tanaka Kane është një nga gratë që ka jetuar më gjatë në historinë e njerëzimit. Në 2 Janar ajo u bë personi i tretë në memorien kolektive që ka arritur moshën 118 vjeç. Gjithashtu, ajo është shtetasja e parë japoneze që e arrin këtë moshë, por me gjasa nuk do të jetë e fundit. Ishulli i Paqësorit ka pritshmërinë më të lartë të jetës në glob teksa më shumë se 80.000 njerëz kanë arritur moshën 100-vjeçare.

Rasti i znj. Tanaka megjithatë, përbën kuriozitet, sepse ndryshe nga sa mund ta keni imagjinuar ajo është një konsumuese e rregullt e pijeve me gaz dhe e çokollatës dhe konsumon shumë sheqer për një person të moshës së saj. Jetëgjatësia në Japoni shpeshherë i është atribuar dietës kombëtare atje. Megjithatë ideja se çelësi i jetëgjatësisë është thjesht një dietë e mirë e cila shmang produktet e dëmshme që gjejmë rëndom në perëndim është shumë e thjeshtë për të qenë krejtësisht e vërtetë.

Japonia nuk ka qenë gjithmonë kampioni botëror përsa i përket jetëgjatësisë. Në vitet 1970 vdekshmëria në vend ishte e njëjtë me atë të shteteve të tjera të zhvilluara dhe ndonëse niveli i vdekjeve nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës ishin më të ulëta se në Perëndim, problemet celebrovaskulare (kur gjaku nuk qarkullon si duhet në tru) ishin shumë herë më të shpeshta.

Por, si i kaloi Japonia problemet celebrovaskulare brenda një kohe kaq të shkurtër? Natyrisht, një pjesë e shpjegimit është avancimi i shkencës dhe përmirësimi i metodava të trajtimit, por trendi me të cilin Japonia ka tejkaluar shtetet e tjera le të kuptohet se ka dhe shkaqe të tjera.

Sipas një grupi shkencëtarësh danezë sekreti mund të jetë dieta që shmang përdorimin e mishit dhe bulmetit. Japonia e kishte të ndaluar konsumin e mishit për gati 1200 vjet në historinë e saj dhe për pasojë edhe kultura e sotme e ka shumë pak prezencën e mishit dhe bulmetit në dietë. Shumë acide të dëmshme që ndodhen tek këto produkte mund të jenë një nga shkaqet kryesore se përse bota perëndimore vuan nga nivele të larta problemesh kardiake. Studimet tregojnë qartazi se konsumi i tepërt i mishit të kuq, rrit eskponencialisht gjasat që dikush të vuajë nga një atak kardiak. Por, nga ana tjetër edhe konsumi në sasi shumë të pakëta mund të ketë pasoja negative për shëndetin, sepse kolesteroli dhe proteinat janë të domosdoshme për një funksionim optimal të trupit.

Shkencëtarët aludojnë se shtimi i konsumit të mishit në mënyrë graduale dhe ruajtja në nivele të moderuara ka lejuar që të arrihet një “e mesme e artë” e cila ka mundësuar këtë jetëgjatësi. Që prej vitit 1960 deri në vitin 2013, konsumi i mishit është rritur gradualisht dhe ka shkuar nga gati 0 kg në 52 kg për person në vit (që është vetëm 45% e asaj që konsumohet për person në SHBA). Studiuesit danezë dhe ata japonezë kanë konkluduar se japonezët kanë një konsum të moderuar mishi i cili u jep elementët e duhur për shëndetin optimal, por nuk konsumojnë aq shumë sa të bllokojnë arteriet me kolesterol. Hipoteza në fjalë ka gjetur mbështetje tek shumë studime të vitive të fundit. Një studim i cili gjurmoi 80.000 konsumatorë japonezë në një periudhë 15-vjeçare konkludoi se ataket kardiake dhe problemet celebrale ishin shumë herë më të ulëta tek individët që konsumonin pak mish, sesa tek ata që konsumojnë shumë.

Megjithatë, ironia e jetës është e tillë që rënia e nivelit të lindshmërisë e çiftëzuar me këtë nivel të lartë jetëgjatësie kërcënon ekonominë japoneze së tepërmi. Sipas parashikimeve, në vitin 2060, 40% e Japonisë do të jetë mbi moshën 60 vjeç, çka do të bëjë që të ketë plot torta me 118 qirinj për të shuar, por shumë pak nipër dhe mbesa për t’i fryrë.

Tiranapost.al