Shëndeti

Ish drejtori i EMA: Djalit tim do ia bëja AstraZeneca-n, por vajzës time jo

Ish drejtori i EMA: Djalit tim do ia bëja AstraZeneca-n, por vajzës

Ish-kreu i Agjencisë Europiane të Medikamenteve (EMA), Guido Rasi në një intervistë për “La Stampa”, ka ngritur dyshime në lidhje me përdorimin e vaksinave që ndryshojnë ARN-në dhe për pasojat që ato mund të kenë për vajzat e reja. Sipas tij, marrja e vaksinës është më e sigurt për personat mbi 40 vjeç.

“Aktualisht ka më pak se 50 raste të reja infektimi me COVID për çdo 100 mijë banorë në Itali dhe për pasojë, statistikisht ka më tepër përfitim në raport me riskun për personat mbi 40 vjeç. Megjithatë kjo situatë është e ndryshueshme, teksa vetëm tre javë më parë situata epidemiologjike ishte shumë e ndryshme”- ka thënë ai.

Rasi ka ngritur edhe çështjen e rrezikut të trombozës për vajzat e reja, për të cilën thotë se është shumë i ulët, por në kushtet që situata e COVID është përmirësuar së tepërmi, nuk ja vëen të merret ky risk sado i vogël që të jetë. “Kjo lloj tromboze e cila prek më tepër vajzat e reja, është shfaqur më shumë se në të shkuarën përgjatë javëve të fundit. Tani që rreziku i infektimit është ulur dhe disponueshmëria e vaksinave për të gjithë grupet e tjera është rritur, nuk e shoh të arsyeshme që të ndërmerret ky risk, sado i vogël që të jetë për vajzat e reja. Do ja jepja djalit tim vaksinën, por vajzës sime jo.”- ka shtuar Rasi.

Ai ka shpjeguar se të rinjtë që kanë marrë deri tani dozën e parë AstraZeneca nuk duhet të hezitojnë që të marrin dozën e dytë për t’u imunizuar krejtësisht: “Mund të imunizoheni duke marrë dozën e dytë të vaksinës dhe gjasat janë që ata që nuk kanë shfaqur efekte anësore pas dozës së parë, të mos shfaqin as gjatë të dytës”.

Përshtatur nga “Huffington Post Italia”/ Tiranapost.al