Shëndeti

Identifikohet një variant i ri i Covid, XE

Identifikohet një variant i ri i Covid, XE

Një variant i ri Covid, i emëruar XE, është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, por ekspertët thonë se është shumë herët për të ditur nëse është më i transmetueshëm se mutacionet e mëparshme.

Autoritetet shëndetësore britanike thonë se praninë e mutacionit të ri e kanë zbuluar tek të paktën 600 pacientë të infektuar me Covid-19. XE është një kombinim i dy nënvarianteve të mëparshme të Omicron, BA.1 dhe BA.2.

OBSH vendosi që mutacioni i ri të mbahet nën mbikqyrje. Tani për tani nuk dihet nëse ky mutacion shkakton pasoja më të rënda shëndetësore se Omicroni.