Shëndeti

Hepatiti misterioz përhapet edhe në Azi dhe Amerikë: Cilat janë simptomat e sëmundjes që po prek fëmijët

Hepatiti misterioz përhapet edhe në Azi dhe Amerikë: Cilat

Hepatiti Akut, që prek mëlçinë ka mbërritur edhe në Azi dhe Amerikë.

Një rast është konfirmuar së fundmi në Japoni, te një fëmijë që kishte rezultuar negativ në testin për adenovirus – një shkak i mundshëm që po hetohet në mbarë botën.

Pacienti nuk kishte bërë transplant të mëlçisë, tha ministria e shëndetësisë të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Deri më tani në të gjithë botën, janë raportuar 190 raste misterioze të hepatitit akut te fëmijët, me 140 prej tyre në Evropë, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar (110 raste). Raste të tjera janë gjetur në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara. Shtatëmbëdhjetë fëmijë u sëmurën aq shumë sa kishin nevojë për transplantim të mëlçisë.

Të shtunën, OBSH deklaroi se të paktën një vdekje ishte raportuar, pa dhënë detaje të mëtejshme. Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se rastet u raportuan te fëmijët e moshës nga një muaj deri në 16 vjeç.

Hepatiti zakonisht shkaktohet nga një nga disa viruse ngjitëse të hepatitit, por këto nuk janë gjetur tek fëmijët e prekur. Verdhëza, diarreja dhe dhimbjet e barkut janë ndër simptomat e raportuara.

Tiranapost.al