Shëndeti

Helena Kadare: Tërë jetën time kam qenë pro mendimit të të rinjve, sot jo. Është vaksina e Covidit që na ndan

Helena Kadare: Tërë jetën time kam qenë pro mendimit të

Një mesazh për gjithë të rinjtë, për t`u vaksinuar ndaj Covid, vjen nga shkrimtarja Helena Kadare.

Helena Kadare: Tërë jetën time kam qenë pro mendimit të

Mesazhin e saj me shkrim e ka shpërndarë në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Tërë jetën time kam qenë në krah të mendimit të të rinjve, edhe kur ai ka qenë ekstravagant apo në kundërshtim me logjikën ‘e pastër’. Sepse sido që të jetë ai, mendimi i rinisë, në të gjitha rastet është më i përparuari, më i lirë, më i hapur, më kurajoz. Për herë të parë në jetën time të gjatë, gjithmonë pro tyre, mendimi im po bie ndesh me ta. Është vaksina e Covidit që na ndan. Ne, të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet neve jeta pa nipërit dhe mbesat tona? Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t`i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t`i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, shkruan Helena.