Shëndeti

Gripi rishfaqet në Shqipëri, identifikohen dy raste, ja ç'thotë Silva Bino

Gripi rishfaqet në Shqipëri, identifikohen dy raste, ja

Janë identifikuar dy rastet e para me gripin e zakonshëm AH1N1. Shefja për sëmundjet infektive në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se deri më tani janë identifikuar 2 raste.

“Në Shqipëri është izoluar virusi i gripit në dy persona deri tani. Ne kryejmë testime dhe për grip dhe për Covid, të cilat i kryejmë kryesisht në popullata te caktuara, sidomos dhe në spitale që mund të jenë Covid negativ, por kane grip. Gripi i identifikuar deri tani është AH1N1”.

Bino theksoi se krahas gripit dhe Covidit ekspertët kanë gjetur në qarkullim dhe virusin respirator “Sinsicial”.

“Po kemi identifikuar dhe virusin respirator “Sinsicial” dhe viroza të tjera. Është më i rrezikshëm tek fëmijët dhe tek të moshuarit. Klinika e tij është e ngjashme me Covidin dhe gripin, mund të shkaktojë forma të rënda dhe bllokim të mushkërive”.

Me këto viruse respiratore, Silva Bino iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos heqin maskat dhe të vaksinohen edhe ndaj Covidit edhe ndaj gripit.

Tiranapost.al