Shëndeti

Fitoret kundrejt Sida-s, mësime për Covid-19

Fitoret kundrejt Sida-s, mësime për Covid-19

Situata e shkaktuar nga pandemia Covid 19, ka shpërndarë vëmendjen e të gjithëve nga një tjetër fatkeqësi globale siç është SIDA. Kanë kaluar 40 vjet që nga raportimet e para të kësaj sëmundjeje që nga viti 1981.

Dita Botërore e SIDA-s e këtij viti, 1 dhjetor, shënon një progres të jashtëzakonshëm dhe nevojën për ta luftuar më shumë një sëmundje të tillë. HIV, ishte shkaku kryesor i SIDA-s në vitet 1983-1984. Disa vite më vonë, u bënë analizat e gjakut për të kuptuar diagnozën dhe për të kontrolluar si po funksiononte furnizimi me gjak të dhuruar.

Këto zbuluan shtrirjen e madhe të pandemisë; midis 1984 dhe 1985, rastet e reja të SIDA-s në Shtetet e Bashkuara pothuajse u dyfishuan. Marrja e sekuencës së gjenomit të virusit dhe të kuptuarit se si ai shkatërronte sistemin imunitar dhe si përparonte sëmundja - hapi rrugën për dhjetëra terapi të miratuara, të cilat kanë dhënë efekte pozitive.

Në vitin 1985, një 25-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, i diagnostikuar me SIDA, kishte një jetëgjatësi më pak se dy vjet. Sot, një person me HIV ka jetëgjatësi më madhe, për shkaqe të tjera. Që nga piku global i SIDA-s në vitin 2004, vdekjet janë ulur me 64%. Në përgjithësi, rreth 73% e njerëzve me HIV marrin trajtim.

Megjitahtë, sipas një studimi në vitin 2020, pothuajse 700,000 njerëz vdiqën nga sëmundje të lidhura me SIDA-n dhe 38 milionë njerëz ishin të diagnostikuar me HIV.

Fitoret kundrejt Sida-s, mësime për Covid-19

Kjo situatë pandemike që gjendemi tani është shumë e ngjashme me SIDA-n. Mijëra njeëz kanë humbur jetën në luftën kundër virusit Covid 19 dhe miliona të tjerë janë infektuar dhe kanë luftuar për ta përballuar sëmundjen. Po e paralelizoj situatën për të kuptuar dhe për të dhënë mesazhin sensibilizues, se sa e rëndësishme është të parandalosh duke u kujdesur dhe respektuar masat. Janë sitauat të ngjashme sepse njerëzit vuajnë nga keqinformimi, anashkalohen simptomat dhe kujdesi është në nivele shumë të ulëta.

Për 40 vite, sëmundja e SIDA-s është shoqëruar nga momente të errëta dhe shpresëdhënëse. Në momentet e para të pandemisë, mjekët kishin pak për t'u ofruar pacientëve. Shkëndijat e shpresës erdhën me trajtimet e infeksioneve oportuniste dhe me ilaçet e para pjesërisht efektive antiretrovirale.

Përparimet mjekësore nënkuptojnë se HIV/AIDS, teorikisht, mund edhe të zhduket nga tavolina si një kërcënim i madh për shëndetin nga kontributi i programe të tilla si “Plani i Emergjencës së Presidentit për Ndihmën ndaj SIDA-s” dhe “Fondi Global për Luftimin e SIDA-s”.

Puna për trajtimin dhe parandalimin e mëtejshëm të HIV-it është duke u zhvilluar akoma më shumë. Kjo përfshin zhvillimin e barnave me efektshëmri shumë të gjatë të cilat mund të merren çdo gjashtë muaj ose edhe më rrallë.

Disa shkencëtarë po punojnë për zhdukjen e rezervuarit të HIV-it kompetent për riprodhim.

Një vaksinë e sigurt dhe efektive për HIV-in ka qenë e pakapshme deri më tani, por edhe një vaksinë mesatarisht efektive mund edhe ti japë fund SIDA-s, si një shqetësim kryesor shëndetësor. Një probabilitet është që kjo vaksinë kundër SIDA-s, të ndërtohet mbi disa nga mjetet dhe platformat e përdorura për vaksinat COVID-19, duke përfshirë ARN-në e dërguar dhe optimizimin e imunogjenëve për të nxitur përgjigjen imune më efektive.

Duke hyrë në dekadën e pestë të SIDA-s, sfida për studiuesit është të punojnë me komunitetet në rrezik për të ofruar trajtimin për të gjithë njerëzit në botë që kanë nevojë për to.

Shkruar nga Antoni Fauci

Tiranapost.al