Shëndeti

Fentanil, medikamenti që po i kthen njerëzit në zombie

Fentanil, medikamenti që po i kthen njerëzit në zombie

Profesore Elisa Del Borrello, ish-drejtuese e laboratorit të toksikologjisë mjeko-ligjore të Universitetit Alma Mater të Bolonjës ka ngritur një shqetësim serioz.

Fentanyl (Fentanil) është një opioid i përdorur në mjekësi. Siç shpjegoi Del Borrello, opioidi, falë efekteve të tij narkotike, administrohet edhe si ilaç për pacientët me kancer, të sëmurë terminal.

Megjithatë, rreziqet që lidhen me përdorimin e gabuar të këtij ilaçi janë shkatërruese. Del Borrello nënvizoi se efektet e rrezikshme të Fentanyl janë edhe për shkak të lidhjes së tij me Xylazine, një narkotik dhe relaksues, i cili 'përforcon efektet e tij'.

Në Amerikë efekti i këtij ilaçi tashmë ka pushtuar disa lagje ku njerëzit duken si zombie. Nëse do të përhapej në një shkallë të gjerë do të shkaktonte kërdinë, sipas Del Borrello.

Në Shtetet e Bashkuara, në fakt, Fentanyl mund të shkaktojë deri në 300 vdekje në ditë nga mbidoza: sipas autoriteteve të cituara nga BBC, kjo shndërrohet në drogë rreth 50 herë më e fuqishme se heroina.

Shqetësimi më i madh është se ajo mund të fitojë një terren në tregun e tregtisë së drogës.

Përhapja e substancave të këtij lloji do të kishte pasoja shumë të rrezikshme edhe në nivel social, përveçse shëndetësor, duke qenë se njerëzit dalin nga vetja prej tij.