Shëndeti

Çfarë mund të të ndodhë nëse heq dorë nga mëngjesi?

Çfarë mund të të ndodhë nëse heq dorë nga

Mëngjesi cilësohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, por që prej të cilit heqin dorë shumë njerëz.

Çfarë të ndodh konkretisht nëse heq dorë nga mëngjesi?

Mund të shtosh në peshë

Mosngrënia e mëngjesit i bën njerëzit të ndjejnë më shumë uri dhe të kanë më shumë në drekë.

Humori përkeqësohet

Kapërcimi i mëngjesit shoqërohet me çrregullime të humorit tek të rriturit. Njerëzit që nuk hanë mëngjes kanë tendencën të përjetojnë më shpesh depresion.

Ndjen lodhje të madhe mes orës 12:00-16:00

Në mëngjes, pas një pauze të gjatë pa ushqim, rezervat tuaja janë të ulta dhe ju duhet më shumë energji për të punuar në mënyrë produktive. Pasi të keni ngrënë mëngjes, trupi juaj fillon të zbërthejë acidet yndyrore për të prodhuar energjinë e nevojshme. Nëse nuk hani mëngjes, mund të ndiheni shumë të rraskapitur brenda pak orësh.

Kujtesa mund të përmirësohet

Mendohet se qëndrimi 8-16 orë pa ngrënë mund të përmirësojë kujtesën. Edhe agjerimi në periudha të caktuara bën mirë.

Procesi i plakjes ngadalësohet

Mund të jetë e vështirë për ta besuar, po shmangia e mëngjesit pengon plakjen.

Kufizimi i kalorive mund të ndihmojnë në rritjen e hormoneve dhe uljen e niveleve të insulinës. Sidoqoftë, disa njerëz mund të zgjedhin të shmangin darkën në vend të kësaj.

Mund të kesh dhimbje koke

Mungesa e mëngjesit mund të shkaktojë dhumbje koke dhe migrenë.

Rrit shanset për sëmundjet e zemrës

Njerëzit që nuk hanë mëngjes, kanë 21% më shumë shanse të vuajnë nga sëmundjet e zemrës.