Shëndeti

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Nga mbrojtja prej gripit, në luftimin e sëmundjeve të rënda, shegët kanë provuar të jenë mbrojtëse të shkëlqyera të trupit tonë. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe kjo është arsyeja pse mund të zbehin edhe dhimbjet e inflamacionin.

Bright Side bëri një hulumtim të detajuar dhe gjeti 6 dobitë më të mëdha të shegës prej të cilave mund të përfitosh edhe nëse ha qoftë një kokërr në ditë.

1. Mund të mbajë larg viruset dhe gripin sezonal.

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Me lëngun e tyre, farat dhe madje edhe lëvoren, shegët mund të mbrojnë trupin tuaj nga patogjenët. Lëngu, veçanërisht, mund t'ju mbrojë nga tërheqja e viruseve nga ushqimi i prishur duke mbrojtur njëherësh kavitetet e gojës. Ekstrakti i saj është një burim i shkëlqyer i Vitaminës C, ka treguar se është një mbrojtje e madhe kundër gripit të zakonshëm.

2. Mund të ulë presionin e lartë të gjakut.

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Karakteristikat antioksiduese të shegëve ulin me sukses presionin e lartë të gjakut. Një studim ka treguar se ata që vuajnë nga kjo problematikë duhet të konsumojnë të paktën 240 ml në ditë në mënyrë që të fillojnë të shohin rezultatet. Gjithashtu, ata duhet të sigurohen që lëngu i shegës është 100% natyral pa sheqer të shtuar.

3. Mund të përmirësojë problemet e tretjes.

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Njerëzit që luftojnë me sëmundjen e “Crohn” kanë shumë probleme të stomakut që çojnë në uljen e oreksit dhe humbjen e peshës, ndër të tjera. Arsyeja për problemet e zorrëve është grumbullimi i baktereve brenda stomakut që çon në inflamacion të rëndë. Ekstrakti i frutave duket të jetë një mbrojtës dhe sulmues i mirë i atyre baktereve që shkaktojnë gjithë dhimbjen.

4. Mund të forcojë kujtesën tuaj, veçanërisht tek ata që luftojnë me Alzheimerin.

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Ky ishte përfundimi i studimeve të Dr. Hartman, ku ai u dha pilula shege pacientëve që ishin gati të operoheshin nga zemra. Pilula e parë iu dha një javë para operacionit dhe e dyta, 6 javë pas. Pacientët vunë re se kujtesa e tyre ishte 100% e paprekur dhe madje edhe më e mirë se më parë. Nga ana tjetër, pacientët që nuk morën pilula përjetuan humbjen e pritshme të kujtesës që pasohet nga një operacion.

Dr. Hartman shkoi edhe më tej duke thënë se ai kishte disa prova që pilulat ndihmuan në krijimin e më shumë neuroneve në tru. Kjo nuk do të thotë që ai gjeti një kurë për Alzheimerin. Ama një ndihmesë të vlefshme, po.

5. Mund të ekuilibrojë efektet e diabetit.

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Është zbuluar se nivelet e larta të sheqerit të lidhura me diabetin mund të kontrollohen duke ngrënë thjesht një shegë çdo ditë. Ky frut mund të zvogëlojnë stresin i cili është shkaku kryesor i diabetit. Ato gjithashtu zvogëlojnë llojin e keq të kolesterolit, duke ndihmuar në ruajtjen e një niveli relativisht të ulët të sheqerit në gjak. Sidoqoftë, pacientët diabetikë duhet të jenë shumë të kujdesshëm me marrjen e tyre të përditshme të shegës. Në fund të ditës, ai përmban edhe sheqer, diçka që ata duhet ta konsumojnë në sasi shumë të ulëta.

6. Përmirëson shëndetin e kockave dhe zvogëlon dhimbjen nga artriti.

Çfarë i bën trupit një shegë në ditë?

Në një studim të vitit 2011, u zbulua se vaji i farës së shegës mund të lehtësojë dhimbjen e kyçeve. Shkencëtarët kanë gjetur prova të rëndësishme që tregojnë se si antioksidantët e frutave mund të luftojnë me sukses artritin. Jo vetëm kaq, por mund të përdoret nga çdokush në mënyrë që të rritet fuqia dhe funksioni i kockave. Kjo u provua më tej në një studim të vitit 2016, ku pjesëmarrësve iu dhanë 200 ml lëng shege çdo ditë. 6 javë më vonë, subjektet vunë re se ngurtësia e kockave të tyre u zvogëlua dhe funksioni i tyre fizik u rrit.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al