Shëndeti

Çfarë duhet të hani para stërvitjes për të djegur më shumë dhjamë

Çfarë duhet të hani para stërvitjes për të

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe një studim i ri zbuloi saktësisht se cilat lloje ushqimesh duhet të hani për të djegur më shumë kalori gjatë stërvitjes tuaj në mëngjes.

Studimi u botua në edicionin e fundit të revistës Nutrients dhe analizoi rezultatet e ushtrimeve të 43 të rriturve të shëndetshëm, me peshë normale mes moshës 18 dhe 35 vjeç, bazuar në ushqimet që ata hanin para se të ushtroheshin. Rezultatet treguan se marrja e lartë e proteinave lidhej me djegien e më shumë yndyre dhe ndihmonte në qëndrimin të ngopur më gjatë.

Në orën 9:00 të mëngjesit gjatë eksperimentit, disa pjesëmarrësve iu dha një mëngjes i kontrolluar (CON) i përbërë nga bukë gruri e plotë, gjalpë kikiriku dhe lëng portokalli. Ky kombinim arrin në rreth 30% yndyrë, 55% karbohidrate dhe 15% proteina. Të tjerët morën një zëvendësim të vaktit me proteina të larta (HP-MR) me një përzierje të çuditshme por efektive të suplementit ushqyes me proteina soje, vaj ulliri dhe qumësht me pak yndyrë që arrin në 27% yndyrë, 30% karbohidrate dhe 43% proteina.

Në orën 10:20 të mëngjesit të gjithë pjesëmarrësit përfunduan një sesion ushtrimesh të moderuara 40 minutëshe. Uria e tyre u vlerësua më pas në 12:00. Shkencëtarët zbuluan se krahasuar me mëngjesin e kontrolluar, një mëngjes me shumë proteina "prodhoi një oksidim më të lartë të yndyrës" gjatë stërvitjes dhe ndihmoi pjesëmarrësit të qëndronin të ngopur më gjatë.

Artikulli i marrë nga eatthis, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.