Estrogjen dhe Progresteron, pse dy hormonet femërore janë të nënvlerësuara dhe të keqtrajtuara?
Rocio Salas-Whalen MD, mjeke endokrinologe i ka kushtuar vëmendjen e saj dy hormoneve femërore progresteron dhe estrogjen, të cilat sipas saj janë të nënvlerësuara, ose më keq akoma të keqtrajtuara.
Shpjegimin e gjen në vijim.
Çdo ditë, në punën time unë testoj hormonet, pakësoj, shtoj apo i zëvendësoj ato.
Me kalimin e viteve në ekspertizën time, mësova funksionin e çdo hormoni në trupin tonë.
E kam tashmë më të qartë se kurrë se estrogjeni dhe progesteroni janë minimizuar gjithmonë dhe është vënë theksi vetëm në funksionin e thjeshtë riprodhues. Ndërkaq nuk na mësuan asgjë në lidhje me funksionet e tyre të tjera në trupin e një gruaje.
Pse? Sepse askush nuk ka studiuar për këtë temë.
Si endokrinologe dhe si grua, kjo do të ndryshojë tani.
Më poshtë do gjesh disa informacione të vlefshme.
Estrogjeni dhe progesteroni janë të vetmet hormone që kemi pranuar dhe justifikuar të mos zëvendësohej kur janë në mungesë, pra kur pakësohen gjatë menopauzës.
Për asnjë hormon tjetër nuk do të mendoheshin dy herë për ta rimarrë përmes medikamenteve dhe suplementeve.
Çdo mangësi tjetër hormonale ne e trajtojmë, e zëvendësojmë. Tiroidet, insulinën, kortizolin, testosteronin, hormonin e rritjes, e shumë të tjera.
Si endokrinologë e dimë që hormonet kanë një ndikim të menjëhershme dhe afatgjatë në trupin e njeriut.
Ndaj edhe në bazë të mungesës së tyre, i zëvendësojmë, përveç progresteronit dhe estrogjenit.
Gabimi që si shoqëri dhe si mjekësi po bëhet është se duke i trajtuar këto hormone si thjesht riprodhuese, po u grabisim grave shumë përfitime nga këto hormone.
Në thelb, ne po u themi grave, shëndeti juaj vlen deri tek riprodhimi.
Është e rëndësishme që nga endokrinologët, gjithë mjekët, por edhe gratë këto dy hormone të trajtohen si çdo hormon tjetër dhe sipas mangësisë në trup të zëvendësohen.