Shëndeti

Epidemiologu me mesazhin e OBSH: Antibiotikët nuk funksionojnë kundër panikut e as merakut

Epidemiologu me mesazhin e OBSH: Antibiotikët nuk funksionojnë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpërndarë një mesazh për personat e prekur nga koronavirusi, por që nuk janë në gjendje të rënduar. Apelohet për mos-përdorimin e antibiotikëve, që në Shqipëri dhe përgjithësisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor u trajtua nga mjekë e ekspertë si problem serioz nga abuzimi me to.

Marrë në konsideratë frikën, ankthin por edhe panikun nga infektimi, epidemiologu Ilir Alimehmeti shkruan se përdorimi i antibiotikëve nuk funksionon kundër panikut dhe as merakut, përveçse shërben për probleme të tjera shëndetësore, por edhe shpenzime të tepërta.

Postimi i plotë i epidemiologut:

Antibiotiket nuk funksionojne kunder panikut!
Antibiotiket nuk funksionojne kunder merakut!
Marrja e antibiotikeve kur nuk ka infeksion bakterial dhe jashte keshilles mjekesore profesionale sherben vetem:
kunder melçise tuaj;
kunder veshkave tuaja;
kunder shendetit tuaj ne pergjithesi; dhe
kunder portofolit tuaj ne favor te portofoleve farmaceutike.

Epidemiologu me mesazhin e OBSH: Antibiotikët nuk funksionojnë

*Tiranapost.al.