Shëndeti

E vërteta për marrëdhëniet seksuale dhe dhimbjet e kokës! A duhet përdorur më si justifikim?

E vërteta për marrëdhëniet seksuale dhe dhimbjet e

Për ata që refuzojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me justifikimin se kanë dhimbje koke, ekspertët thonë se duhet të gjejnë një tjetër arsye për të refuzuar, ose thjesht të thonë jo! Rezulton se në të vërtetë marrëdhëniet seksuale mund të largojnë dhimbjen e kokës.

Profesoresha e Universitetit Durham, Amanda Ellison thotë se orgazma që përejtohet gjatë marrëdhënies është po aq efektive sa një ilaç i mirë për të larguar dhimbjen.

Ajo shpjegon se orgazma çliron hormonin serotonin që stabilizon edhe gjendjen e humorit. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë migrenë të shpeshtë kanë nivele më të ulëta të serotoninës. Ata duhet të kryejnë marrëdhënie 20% më shpesh se të tjerët që dhimbjen e kokës ua atribuojnë gjendjeve të tjera. Kjo pasi dhimbjet e tyre do të reduktohen.

Nëse ka vërtetë një arsye për të refuzuar marrëdhënien seksuale në një moment të caktuar, ekspertja Amanda sugjeron përqafimin pasi cili çliron oksitocinën, dhe jep efekte pozitive në largimin e dhimbjes së kokës.

E vërteta për marrëdhëniet seksuale dhe dhimbjet e

Për më tepër, shton ajo, seksi mund të ndihmojë në uljen e stresit, kështu që mospërjetimi i orgazmës mund të nënkuptojë që nivelet e hormonit të kortizolit mund të fillojnë të rriten.

Nivelet e larta të kortizolit nuk shkaktojnë vetëm stres dhe ankth por gjithashtu mund të rezultojnë në një sistem imunitar të dobët dhe dhimbje koke.

Për ata që thonë se kanë dhimbje koke pas marrëdhënieve seksuale, ekspertja sqaron se shkak në përgjithësi është akumulimi i gjendjes së tensionit në kokë.

*Tiranapost.al.