Shëndeti

Dilema për ‘Terapinë e kukullës’ që ndihmon të sëmurët me Alzheimer dhe jo vetëm

Dilema për ‘Terapinë e kukullës’ që ndihmon

Sëmundje të tilla si Alzheimeri, demenca mund t’i çojë ata që vuajnë në një gjendje tjetërsimi total që i largon nga bota, duke i fshirë kujtimet ose duke i regresuar në fëmijëri.

Për të ndihmuar këta njerëz u shpik një terapi e veçantë, e quajtur terapi kukullash, e cila siç edhe kuptohet nga emri, realizohet me kukulla.

Terapia e kukullave u krijua fillimisht në Suedi, në fund të viteve '90, nga psikoterapistja Britt Marie Egidius Jakobsson, për të ndihmuar fëmijët me shkallë të ndryshme të çrregullimit të spektrit autik, por sot konsiderohet si një nga terapitë jo-medikamentoze më efektive, në shmangien e progresit të Alzheimerit.

Terapia e shtyn njeriun të kujdeser për kukullën si të ishte fëmijë. Qëllimi i përdorimit të këtyre kukullave është zvogëlimi i çrregullimeve psikologjike, sociale dhe të sjelljes që karakterizojnë njerëzit me probleme të shëndetit mendor ose Alzheimer. Terapia bazohet në konceptin kryesor të atashimit. Për këta njerëz kukulla përfaqëson një 'objekt mbështetjeje', në çastet e humbjes totale të vetes, e cila është shumë e ngjashme me atë të përjetuar nga fëmijët në momentin e kalimit në moshën e rritur.

Por kukullat e terapisë së kukullave kanë gjithashtu një funksion tjetër themelor, që është të rikthejnë emocionet dhe përvojat e jetuara, për shembull në fushën e prindërimit, në mënyrë që të risjellin paqen dhe mirëqenien tek pacienti.

Terapia e kukullave nuk është vetëm lehtësuese efektive nga pikëpamja psikologjike, por te pacientët me Alzheimer shmang edhe endjen e tyre lart e poshtë pa ndonjë qëllim specifik.

Përdorimi i terapisë zvogëlon ankthin, ul agresivitetin, depresionin, apatinë dhe shmang çrregullimet e gjumit. Falë kukullës, njeriu rifiton ekuilibrin dhe zbut ndjenjën e izolimit që ka nga bota e jashtme.

Sidoqoftë, duhet thënë se terapia e kukullave vazhdon të mbetet në qendër të një dileme etike, duke pasur parasysh se ka nga ata që e konsiderojnë të papërshtatshme përdorimin e kukullave nga të rriturit, me pretendimin se është e dëmshme për dinjitetin personal.

Shumë të afërm të pacientëve me Alzheimer nuk pranojnë me qejf ta shohin të dashurin të rikthehet në një gjendje fëmijërie.

Sidoqoftë, duhet qartësisht të specifikohet se terapia e kukullave nuk është një lojë, por një terapi e vërtetë jo-medikamentoze e miratuar nga OBSH për të trajtuar njerëzit në këto vështirësi.