Shëndeti

Berlini ndalon përdorimin e AstraZeneca për gratë nën 60 vjeç

Berlini ndalon përdorimin e AstraZeneca për gratë nën 60

Berlini ka pezulluar përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca për gratë nën 60 vjeç.

Deklaratën e ka bërë këtë të martë Dilek Kalayci, senator i shëndetësisë. Kalayci tha se do të jenë në pritje për grupin tjetër të rekomandimeve pas raporteve të efekteve anësore nga vaksina.

Më herët u ndalua vaksinimi i grave nën 55 vjeç në disa spitale ku po aplikohet vaksina për shkak të ndërlikimeve të rralla, por shumë serioze në shëndet.

Në disa raste, pacientët që morën vaksinën AstraZeneca pësuan një formë të pazakontë të mpiksjes së gjakut në tru. Gratë e reja në moshë janë më të prekura nga kjo gjendje.

Disa shtete evropiane e pezulluan përdorimin e vaksinës në fillim të këtij muaji, por pas deklaratave të OBSH dhe rregullatorëve të BE-së se vaksina ishte e sigurt, rinisë aplikimi.

*Artikulli i DW u përshtat në shqip nga Tiranapost.al