Shëndeti

Bananet e papjekura mund të ulin rrezikun e kancerit me mbi 60%

Bananet e papjekura mund të ulin rrezikun e kancerit me mbi 60%


Nëse ju pëlqejnë bananet tuaja paksa jeshile, mund të merrni disa përfitime shëndetësore.

Një studim 20-vjeçar ka zbuluar se një niseshte që gjendet në bananet e papjekura mund të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit me më shumë se 60 për qind.

Së bashku me bananet, ky lloj niseshteje gjendet edhe te tërshëra, drithërat, makaronat, orizi, bizelet dhe fasulet.

Studimi, i udhëhequr nga ekspertë në Universitetet e Neëcastle dhe Leeds dhe i publikuar në revistën Cancer Prevention Research , mund të jetë i rëndësishëm në reduktimin e kancereve në pjesën e sipërme të zorrëve, të cilat mjekët thonë se mund të jetë e vështirë për t'u dalluar dhe diagnostikuar.

Studimi zbuloi se ndërsa niseshteja nuk ndikonte në kanceret në zorrë, ajo zvogëloi incidencën e kancerit në pjesë të tjera të trupit me më shumë se gjysmën.

Ajo kishte një efekt të veçantë në kanceret e traktit të sipërm gastrointestinal (GI), duke përfshirë kancerin e ezofagut, stomakut, traktit biliar, pankreasit dhe duodenale.