Shëndeti

Aplikacioni që të tregon në cilën orë duhet të flesh që të mos ndihesh i lodhur të nesërmen

Aplikacioni që të tregon në cilën orë duhet të

Një gjumë i keq mund të të prishë gjthë ditën. Por një kalkulator në internet të ndihmon se kur duhet të shkosh në krevat për të fjetur, që ditën e nesërme të mos ndiheni të lodhur.

Të gjithë kanë një orar të ndryshëm për të fjetur, për shkak të punës, apo aktiviteteve të ndryshme, por ekspertët thonë se gjumi i mirë duhet të ketë përparësi pasi ndikon në shëndetin fizik dhe mendor. Nëse cikli i gjumit prishet, ky është një lajm i keq.

Çdo cikël gjumi zgjat afërsisht 90 minuta dhe në mënyrë ideale duhet të kalojmë nëpër pesë ose gjashtë prej tyre çdo natë.

Ky llogaritës i ri online nga Hilary ndihmon të gjeni se kur duhet të flini duke marrë parasysh këto cikle shumë të rëndësishme të gjumit.

Aplikacioni që të tregon në cilën orë duhet të

Thjesht u kërkon përdoruesve të vendosin kohën që dëshirojnë të zgjohen të nesërmen, dhe orari kur duhet të flihet për tu zgjuar në orar dhe pa ndjerë lodhje ju del pasi të klikoni.

Për shembull, nëse doni të zgjoheni në 7:30 të mëngjesit, llogaritësi shpjegon se duhet të shkoni në shtrat në një nga orët vijuese: 10:16, 11:46, 1:16 ose 2:46. Në këtë mënyrë ka më pak të ngjarë të ndiheni të lodhur pasi nuk do të zgjoheni gjatë një cikli gjumi.

Aplikacioni merr parasysh faktin se shumicën e njerëzve nuk e zë gjumi menjëherë. Shumica kërkon rreth 14 minuta, mesatarisht, për të fjetur dhe kjo faktorizohet në llogaritësin e gjumit.

Linku ku mund ta llogarisni dhe ju ndodhet këtu: