Shëndeti

Ananasi, fruti që ju ha teksa e hani

Ananasi, fruti që ju ha teksa e hani

OLIVIA BIRSAN/ A keni shijuar ndonjëherë ndonjë ananas, qoftë në ushqim, në smoothie apo thjesht si frut dhe keni pyetur veten pse ju jep ndjesi shpimi gjilpërash në gojë? Dikur mendova se ishte një reaksion i vogël alergjik derisa hasa në një TikTok nga Dr Karan Raj që shpjegonte shkencërisht arsyen pse ndodh.

Në videon, e cila ka afro 90 mijë shikime, Dr Raj thotë se sa herë që hani pak ananas, ai ha një pjesë tuajën në këmbim. Çfarë?

Po, me sa duket është e vërtetë. Teksa hamë ananasin, në të vërtetë shpohemi nga mijëra gjilpëra të vogla të quajtura 'rafide'. Këto gjilpëra përmbajnë atë që quhet oksalat kalciumi dhe hap vrima të vogla në membranat qelizore, duke shkaktuar irritim.

Dr Raj vazhdon, “Përveç gjilpërave të mprehta, ananasi përmban një enzimë proteolitike të njohur si bromelain.

“Kjo e kombinuar me acidin natyral të ananasit fillon të gëlltisë mishin tuaj. Ai zbërthen proteinat dhe meqenëse trupi juaj është i përbërë nga proteina, ananasi përpiqet t'i tresë, duke filluar nga gjuha dhe mukozat në zgavrën tuaj të gojës."

Doktori shton se ndërsa po dëmton fizikisht qelizat tuaja, nuk duhet të shqetësoheni. Pasi të keni gëlltitur ananasin, acidi i stomakut dhe enzima proteolitike e trupit tuaj do ta bëjnë atë të padëmshëm.

Disa komentues kanë rrëfyet historitë e tyre horror. “Kam ngrënë një kokërr të tërë një herë dhe më doli gjak nga goja kur mbarova”, tha një TikTokker.

Një tjetër tha: "Tani e di pse qiellza e gojës bëhet aq keq pasi ha ananas!"

Megjithatë, nuk është vetëm ananasi që e bën këtë. Papaja, fiqtë dhe kivi gjithashtu kanë enzima proteolitike ‘sulmuese’.

Si ta shmangni ndjesinë e shpimit të gjilpërave? “Ziejeni frutin ose futeni në ujë të kripur për t'u denatyruar dhe për të ndryshuar formën e enzimës,” shpjegon Dr Raj.