Shëndeti

A mund të bëhet vaksina e gripit njëherësh me atë të Covid?

A mund të bëhet vaksina e gripit njëherësh me atë

Jemi fiks në sezonin e gripit dhe pyetja që lind është: A mund të bëhet vaksina e gripit në një kohë me atë të Covid?

E ftuar në News 24, Mira Rakacolli tha se nuk ka asnjë problem që të bëhet të dyja vaksinat.

“Madje disa vende të botës po e aplikojnë në të njëjtën ditë vaksinën e gripit me atë të Covid”, tha Rakacolli.

Në Shqipëri nuk ka nisur ende injektimi i vaksinave të gripit, por sipas Rakacollit do të nisë së shpejti.