Shëndeti

A është normale të zgjohesh natën për të urinuar?

A është normale të zgjohesh natën për të urinuar?

Nëse nevoja për të urinuar gjatë natës ju zgjon si të ishte orë me alarm, mund të jeni kurioz nëse ka një arsye për t`u shqetësuar. “A është normale të urinosh në mes të natës?” Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që Marcelino Rivera, urolog tregon se i bëhet nga pacientët.

Në përgjithësi, nëse zgjoheni për të urinuar vetëm një herë gjatë natës, ka të ngjarë të jetë diçka normale për ju, tha Rivera. Funksioni kryesor i veshkave është të filtrojë toksinat nga qarkullimi i gjakut dhe t'i përqendrojë ato në urinë. Sipas Rivera, kjo bëhet vazhdimisht gjatë ditës, ​​por gjatë natës, trupi lëshon hormone për ta përqendruar urinën më shumë sesa gjatë ditës, prandaj ne zakonisht nuk zgjohemi aq shumë gjatë natës për të urinuar. Pra thënë ndryshe, veshkat janë mësuar që gjatë natës të grumbullojnë më shumë toksina, në më pak sasi urine. Në gjuhën mjekësore quhet “përqendrim”.

Por nëse jeni duke urinuar më shumë se një herë gjatë natës ose vrapi për në tualet po ju prish gjumin, mund t'ju duhet të shikoni disa nga arsyet.

Po pini shumë ujë, veçanërisht afër kohës së gjumit

Kjo është e ditur. Ajo që hyn brenda duhet të dalë. Nëse keni pirë më shumë, jeni të hidratuar siç duhet dhe keni veshka që funksionojnë siç duhet, atëherë me shumë mundësi do të zgjoheni për të shkuar natën në tualet. Mos pi ujë dy apo tre orë para gjumit. Nëse e ke bezdi të zgjohesh natën.

Mund të jetë për shkak të një medikamenti që pini

Keni pirë alkool ose kafeinë para gjumit

Alkooli dhe pijet me kafeinë janë diuretikë, që do të thotë se pirja e tyre bën që trupi të prodhojë më shumë urinë.

Mund të vuani nga një çrregullim i gjumit

Nëse urinoni shumë herë gjatë natës, mund të keni apnea obstruktive të gjumit (OSA), një gjendje që ju bën të ndaloni frymëmarrjen ndërsa jeni duke fjetur. 84% e pacientëve me apnea të gjumit kanë raportuar urinim të shpeshtë gjatë natës.

Nëse jeni shtatzënë

Kjo është për shkak të hormonit të shtatzënisë të quajtur gonadotropina korionike njerëzore, ose hCG, e cila mund të shkaktojë një rritje të qarkullimit të gjakut në veshkat dhe zgjerimin e mitrës tuaj, e cila më pas ushtron presion mbi fshikëzën.

Plakja mund të jetë një faktor

Ndërsa njerëzit plaken, kapaciteti i fshikëzës ka tendencë të zvogëlohet. Pra, edhe nëse jeni duke pirë të njëjtën sasi lëngjesh si kur ishit më të vegjël, mund t'ju duhet të përdorni banjën më shpesh.

Keni këmbë të fryra

Nëse keni probleme me ënjtjen e këmbëve, kjo mund të çojë në zgjim të shpeshtë gjatë natës për të urinuar. Kur njerëzit shtrihen natën, i gjithë ai lëng në këmbë fillon të rishpërndahet në qarkullimin e gjakut dhe pastaj filtrohet nga veshkat dhe bëhet urinë. Ngritja e këmbëve tuaja disa orë para gjumit do të ndihmojë.

Mund të keni një problem të prostatës

Nëse zgjimi për të urinuar shoqërohet gjithashtu me urgjencën urinare ose djegie gjatë urinimit, atëherë mund të jetë simptomë e një infeksioni të traktit urinar ose një zmadhim të prostatës.

Kur duhet të shqetësoheni

Nëse jeni të shqetësuar për zakonet tuaja të urinimit gjatë natës, mbani një ditar të sasisë që pini dhe asaj që urinoni.

Nëse urinoni më shumë se tetë herë në 24 orë, kjo është shumë. Nëse jeni midis 65 dhe 70 vjeç dhe ngriheni më shumë se dy herë gjatë natës, duhet të bëni një takim me mjekun tuaj të përgjithshëm.