Shëndeti

7 orë operacion, kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT

7 orë operacion, kryhet ndërhyrja e rrallë në QSUT

"Një ndërhyrje e rrallë është realizuar të dielën në QSUT. Pas një operacioni tejet kompleks që zgjati plot 7 orë, pacientes 54 vjeçare me tumor primar renal, me përhapje masive në caven inferiore dhe në atriumin e djathtë, mjekët i kanë shpëtuar jetën. Super punë dhe profesionalizëm i ekipit të kirurgëve urologë, kirurgë vaskular, kardiokirurgë e kardioanestezist, dr. Aurel Janko, dr. Andi Kaçani, dr. Arbër Aliu, dr. Petrika Gjergo dhe dr. Saimir Kuçi
#RESPEKT", shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që jep edhe lajmin.

Sidomos në ditët e pandemisë dhe izolimit u ndje edhe më shumë nevoja për shëndetësinë dhe shërbimin e marrë këtu, brenda vendit. Cdo ndërhyrje e ndërlikuar që kryhet, është një shpresë më shumë.