Shëndeti

Tre mënyra si të përfitoni në shtëpi nga ushtrimet me metodën infrared ose nxehtësinë! Rezultatet janë fantastike

Tre mënyra si të përfitoni në shtëpi nga ushtrimet me

Nxehtësia që vjen nga një dyshek “infrared” është diçka gati-gati “magjike” që krijon energjinë për të çliruar muskujt, nyjet, mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen emocionale. Për pasojë, investimi për të blerë një dyshek të tillë për t’u ushtruar në shtëpi ja vlen: Ju mund të krijoni rutinën tuaj të ushtrimeve që do u lejojë të djersini për 45 minuta.

1. Seanca e “djersës”

Mbulesa “HigherDOSE Infrared” ju ofron të gjitha përfitimet e të qenit në një sauna, por në vend që të mbyllni një takim për të hyrë në një dhomë të vogël dhe të errët, mbulesa u mundëson ta keni aksesin në shtëpinë tuaj, në çdo kohë. Dhe është shumë e thjeshtë: mjafton të visheni, të lejoni mbulesën të nxehet dhe të hyni brenda saj. Mbulesa ka 9 nivele ngrohjeje; filloni me shkallën minimale dhe rriteni temperaturën me kalimin e kohës. Qëndroni brenda mbulesës për rreth 45 minuta.

Tre mënyra si të përfitoni në shtëpi nga ushtrimet me

Çfarë u duhet të vishni: Pantallona të gjata, një bluzë me mëngë të gjata dhe çorape të trasha. Veshja kështu ju shërben për dy qëllime. Pikë së pari ju mbron. Ndonëse mbulesa përdor nxehtësinë “infrared” e cila ua ngroh trupin nga brenda, mbulesa është e nxehtë në prekje, veçanërisht tek pjesa e këmbëve. Së dyti, veshjet ju ndihmojnë me përthithjen e djersës, që të shmangni lagështinë rreth jush. Zgjidhni materiale që ju rrinë të gjera dhe që kanë mjaftueshëm ajrim si pambuku. Shmangi veshjet e polisterit.

Çfarë duhet të mbani afër jush: Mbani një shishe uji të ftohtë. Ju do të nxeheni shumë, si dhe do të dehidratoheni si pasojë e djersitjes, kështu që u duhet të pini shumë ujë para, pas dhe gjatë sesionit.

Si të kaloni kohën: Aktivitetet e vetme që ju lejohen janë ato të veshëve. Mbulesa ua bën të vështirë të mbani përpara laptopin tuaj apo të shfletoni librin, kështu që më mirë mos e provoni. Dëgjoni muzikë ose një audiobook.

2. Çlirimi Fizik: Burimi “infrared” i nxehtësisë

Tapeti “HigherDOSE Infrared” është krijuar nga e njëjta kompani që sjell edhe mbulesën. Tapeti është një mënyrë për të patur akses tek nxehja duke djersitur më pak. Mbi të ju keni mundësinë të lëvizni më lehtë dhe të bëni pauza.

Tre mënyra si të përfitoni në shtëpi nga ushtrimet me

Si të kaloni kohën: Teksa padyshim ju thjesht mund të kaloni pak minuta mbi tapet dhe të largoheni, do të ishte shumë mirë në rast se e përdornin atë gjatë kohës që bëni ushtrimet tuaja të përditshme. Mos bëni ushtrime shumë të vështira, por bëjini ngadalë që edhe nxehtësia të luajë rolin e vet. Tapeti i butë mundëson që ju të merrni pozat e ushtrimeve pa problem dhe ju lehtëson dhimbjet dhe mpirjet e muskujve që mund të vijnë nga ushtrimet.

Pas ushtrimeve relaksohuni me: një filxhan çaj mali, ose ndoshta një kamomil në rast se po i afroheni orës së gjumit.

3. Relaksimi shpirtëror

Tapeti “Healthyline Gemstone” ka 5 përdorime terapeutike: ngrohjen infrared, gurët e nxehtë, dritat e kuqe, fushat elektromagnetike dhe ionet e ngarkuara negativisht. Është dizenjuar për të qetësuar trupin dhe për të balancuar mirëqenien trupore dhe atë shpirtërore. Në rast se dëshironi mund ta përdorni tapetin për të mbuluar trupin tuaj, duke përthithur nxehtësinë dhe të relaksoni trupin si në sauna. Megjithatë, siç duket dhe në emrin e produktit, avantazhi i tij më i madh janë gurët të cilat në kontakt me lëkurën bëjnë mrekullira.

Tre mënyra si të përfitoni në shtëpi nga ushtrimet me

Si të kaloni kohën: Përfitoni nga fleksibiliteti i tapetit. Ju mund të qëndroni në këmbë, të përuleni dhe të merreni me çfarë dëshironi gjatë sesionit tuaj. Mund të luani me letra të lexoni një libër edhe herë pas here të shkëputeni.

Krijoni atmosferën: Ndizni një qiri aromatik dhe ulni dritat për të krijuar një atmosferë çlodhëse dhe harmonike.

tiranapost.al