Shëndeti

11 ndjesitë që shkakton tradhtia dhe këshillat e ekspertit si të përballeni me secilën

11 ndjesitë që shkakton tradhtia dhe këshillat e ekspertit si

Tradhtia është një nga eksperiencat më të këqija që përjeton një partner nga partneri tjetër. Shumë thonë se nuk e falin kurrë një tradhti e të tjerë ndoshta justifikohen me ndjenjën e dashurisë për të falur. Por e vërteta është se një i tradhtuar përjeton 11 lloje emocionesh, ose disa prej tyre. Psikologu dhe eksperti i marrëdhënieve Neil Wilkie i rendit dhe tregon si të përballosh secilën prej tyre.

1-Shock/ Tronditje: Emocioni i parë që përjetoni është tronditja, sepse në fakt e tillë është situata. Pyesni veten se pse ndodhi? Ndiheni sikur jeni rrëzuar dhe nuk mund të ngriheni më. Duhet të bëni një pauzë, të merrni frymë thellë dhe të lidheni me realitetin e ri. Duhet të përgatiteni fizikisht dhe emocionalisht për ta kaluar këtë ndodhi.

2-Mohimi: Kur ndodh diçka e rëndë si tradhtia, gjëja e parë që përjetojmë është mohimi. Ose thënë ndryshe fshehja dhe pretendimi se gjithçka po shkon mirë, mos-pranimi i realitetit. Por kjo nuk është një mënyrë efektive për të ecur përpara. Duhet të bëjmë çfarë mundemi për t’i treguar vetes se tradhtia është e vërtetë dhe që ty të ndodhi. Realiteti mund të jetë i dhimbshëm, por e vërteta është më e rëndësishme dhe fundja: Më mirë përballja në kohë sesa shmangia me pasoja.

3-Ndjesia e të qenit i tradhtuar: Ai ka shkelur premtimet. Në mendjen tuaj shtrohen pyetje të tilla: Si mundi të më bëjë këtë dhe pse? Nuk do i besoj më kurrë. Do ishte mirë të kuptoni se çfarë ndodhi dhe pse. A ishte kjo një marrëdhënie aq e mirë sa mendonit? A kishte arsye që çuan drejt tradhtisë? Nëse ju dhe partneri juaj jeni gati për të punuar së bashku dhe të falni njëri tjetrin, besimiedhe mund të rifitohet, pse jo? Por së pari duhet të kaloni fazën e të ndjerit të tradhtuar.

4-Poshtërimi: Është e natyrshme të ndiheni të poshtëruar. Por në vend që të përhapni lajmet se çfarë ju ka ndodhur dhe të ndiheni me turp, duhet të mendoni qetësisht me veten. Kaloni pak kohë vetëm për të bërë një analizë të shkurtër për atë që ndodhi.

5-Urrejtje: Ndjeni urrejtje për personin me të cilit kishit një lidhje dhe ju tradhtoi. Nga fuqia e mendimeve tuaja negative, dëshironi më të keqen për të, ose hakmarrje. Por a do të ndihmonin këto lloj emocionesh për të superuar situatën apo do ju zhyste më keq? Lëreni negativitetin të rrjedhë. Mos e mbani brenda. Do të ezauroni shumë ndjesi të këqija dhe më pas kërkoni energji pozitive. Kërkoni përvoja që do t’ju lejojnë të ndjeni dashuri dhe suport. Para se të flini çdo mbrëmje, mendoni tre gjëra të mira që keni parë apo përjetuar gjatë ditës.

6-Trishtim: Ky është emocioni më i vështirë. Trishtimi është i pashmangshëm dhe në fakt i nevojshëm. Lejojani vetes të zhyteni pak në trishtim. Mos i mbani lotët, qani sa të mundeni. Do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë do të thotë të lëndohesh në shpirt dhe si është të vuash në këtë rast për dashurinë. Pasi të kaloni këtë fazë do të jeni gati për një fillim të ri në jetën tuaj.

7-Vetmi: Kur partneri të tradhton, mund të të duket sikur ke humbur gjysmën tjetër të vetes. Telefono një mik të mirë, kërkoji të të dëgjojë dhe mos ki ndrojtje. Në pikun e krizës është e nevojshme të nxirrni nga vetja sa më shumë mendime, përshkruaj se si ndihesh dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë më të. Do ndiheni të lehtësuar dhe do të kuptoni se ngjarje të tilla nuk ju ndodhin vetëm ju.

8-Depresion: Nëse ndjenja e trishtimit zgjat më shumë, rrezikoni të kaloni në depresion. Nëse po përjeton një zhytje të thellë në mendime me ndjenja negative, nëse ndjen se ke humbur motivimin për të bërë gjëra të reja, nëse nuk të bëhet as të ngrihesh nga shtrati, duhet patjetër të kërkosh ndihmë profesionale.

9-Shpresë: Tani keni filluar të shihni dritë në fund të tunelit. Ju e kuptoni se jeta nuk mbaron me një tradhti të një partneri që siç e tregoi ajo që bëri: Nuk e paskeni njohur dhe aq mirë ose marrëdhënia juaj nuk ka qenë aq ‘perfekte’ sa mund të mendonit apo ndjenit.

10-Si do të dal nga kjo situatë: Pas gjithë emocioneve të përjetuara, tani është koha për të marrë një vendim dhe keni në dorë tre zgjidhje:

1-Vendosni barrierë në raport me marrëdhënien e vjetër. 2-Fshihni atë pjesë lëndimi që ju ka mbetur dhe tregoni se nuk jeni lënduar aq sa t’ju ndikojë në jetën e përditshme. 3-Shpresoni që do të gjeni një person më të mirë dhe se gjithçka do të jetë më pozitive se ajo që keni kaluar.

Ju duhet të pranoni se gjërat ndryshuan dhe se tashmë jeni të ndarë. Themeli i dashurisë është ende mjaft delikat për t’u rivendosur në këtë moment pasi ju duhet më shumë kohë për të rifituar besimin tek dikush tjetër. Në këto raste ndihma e një këshilltari profesionist do t’jua shpejtonte të qenit gati për një raport të ri.

11-Në fund është koha e vendimit: Atëherë kur keni lënë pas gjithçka dhe keni rifituar kontrollin e vetes. Eksperti Neil ju këshillon të mendoni kështu me veten:

"Unë jam i qartë në atë që dua dhe e di rrugën që dua të ndërmarr. Ky ka qenë një rrugëtm i vështirë, por unë jam bërë një person më i fortë. E ardhmja që dua është afër'.

Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.