Qyteti

“SchoolME”, shkolla e parë digjitale në të gjitha bibliotekat e rikonstruktuara Tiranë

“SchoolME”, shkolla e parë digjitale në të gjitha

Pas zbatimit të projektit në mbi 40 shkolla të ndryshme 9- vjeçare gjatë vitit të shkuar arsimor, projekti ?SchoolME?(www.schoolme.education) do të shtrihet edhe në të gjitha bibliotekat e rikonstruktuara në qytetin e Tiranës si dhe në bibliotekat publike në Korcë, Elbasan, Lezhë, Shkodër.

Nëpërmjet këtij projekti synohet nxitja e afrimit te nxënësve me librin, por edhe siguron një partneritet të qëndrueshëm mes shkollave dhe bibliotekave në zhvillimin e aktiviteteve audiovizuale përgjatë gjithë vitit shkollor.  Aksesimi i të parës shkollë digjitale për arsimin 9 - vjeçar përmes bibliotekave bëhet për gjithëpërfshirjen e komunitetit të shkollave në afërsi të bibliotekave duke i ofruar alternativa studimi edhe në formatin digjital.

?School Me? mundëson qasje audio dhe video, në të gjithë aspektet kurrikulare. Për çdo klasë, përmbajtjet lëndore respektive dhe renditja e temave, përputhen me kurrikulën zyrtare, në sinkron me kalendarin shkollor.

Lëndët e arsimit 9-vjeçar shpjegohen në shqip nga mësues të regjistruar dhe shoqërohen me video shkencore, filma, imazhe, dokumente, harta specifike të zhvilluara nga institucione arsimore e shkencore ndërkombëtare, për të thelluar dhe përfshirë sistematikisht në kurrikul dijet e reja dhe metodat bashkëkohore të nxënies.

Klikoni linkun në website-in zyrtar: https://www.schoolme.education/landing/

/ Tiranapost.al.