Aktualitet

Rrahman Rraja për të dyshuarin e atentatit të prokurorit: Redjanin nuk e kam nip, di që ka hapur një klinikë dhe kaq

Rrahman Rraja për të dyshuarin e atentatit të prokurorit:

Redjan Rraja, i ndaluari si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja të premten, u përfol më së shumti i afërmi i deputetit socialist Rrahman Rraja. Ky i fundit ështa kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, News 24 dhe Ora News për lidhjet e tij me të dyshuarin, por deputeti ka thënë se nuk ka lidhje me të, duke shtuar se nuk e ka nip siç kanë deklaruar disa media, por ka thënë se është kushëri i lartët. Për ngjarjen në fjalë ai e konsideron të rëndë dhe ka thënë se nëse është fajtor të marrë dënimin maksimal nga drejtësia.

Ja çfarë tha nga telefoni Rrahman Rraja:

“Gjyshi i Redjanit me babain tim janë vëllezër nga babai. Ai është i afërm, jo nip. Në Nikël ne jemi mbi 170 persona që kemi një mbiemër Rraja, ku të gjithë kemi pasur një gjysh që e ka pasur emrin Ramazan. Me këtë mbiemër ka edhe nga Berati.

Kushdo që të jetë duhet të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin më maksimal. Nuk kam asnjë njohje me të. Redjani më shumë  ka qëndruar jashtë se në Shqipëri. Ka pasur një profesion dentist që ka punuar. Di që ka hapur një klinikë ku shtron profesionin e tij dhe kaq.  Kjo është një ngjarje e rëndë, nëse vërtetohet nga drejtësia të marrë dënimin maksimal. Është e rëndë një atentat që i bëhet një prokurori".

I pyetur nëse është angazhuar në fushatë me të, ai tha: 

Me mua? Si gjithë qytetarët e tjerë. Nuk kam dijeni nëse ka precedentë penalë. Që kur ka mbaruar 8-vjecaren se di çfarë bën. Vitet e fundit di që ka pas hapur një biznes në Fushë Krujë. Nuk e di ku jeton, në Tiranë, Durrës a Fushë Krujë.

Intervista e plotë: 

Është hera e dytë që mbiemri juaj përflitet për ngjarje të bujshme, si ndiheni?

Jam shumë i qetë, por për sa i përket veprës jam i shqetësuar, sepse të bëhet një atentat ndaj prokurorit, ndaj drejtësisë, është shqetësim.

Keni dijeni që Redjan Rraja është një prej personave të akuzuar për një vrasje të bujshme?

Jo, atë që ka dhënë media po.

Si e mësuat lajmin ditën e sotme?

E mësova përmes medias. Më morën në telefon gazetarë.

Po veprimet e Rrajës si i gjykoni?

Është shumë e rëndë kjo që ka ndodhur.

Një koment mbi deklaratat e Ramës për prokurorin Ndoji?

Nuk e njoh fare prokurorin, asnjërin prej tre personave që ishin në makinë nuk i njoh. Unë jam shumë i qetë personalisht, gëzoj respekt dhe kam përkrahje masive në komunitet, jo vetëm në Krujë, por kudo që kam kontakt. Jam një preson që dua të bëj vetëm detyrën./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/si-nje-stomatolog-u-shnderrua-ne-nje-njeri-kaq-te-rrezikshem-lala-per-redjan-rrajen-la-gjurmet-tek-syzet-e-diellit/