Aktualitet

'Rinasi'/ Ekspertiza dorëzon aktin e vdekjes së Admir Murataj!

'Rinasi'/ Ekspertiza dorëzon aktin e vdekjes së Admir

Mjekësia ligjore ka dorëzuar aktin e vdekjes së Admir Muratajt, njërit prej autorëve të grabitjes së Rinasit, i cili ka qenë në gjykim edhe për një vjedhje të kryer në vitin 2017. Kujtojmë se ditën e djeshme u shty seanca për pushimin e çështjes së Muratajt për vjedhjen e 2017-ës, për shkak të mungesës së aktit të vdekjes së Muratajt.

Gjithashtu në gjendjen civile në Tropojë ende nuk është bërë çregjistrimi i tij. Seanca për mbylljen e hetimit do të ndodhë me datë 14 maj. Rezulton se gjurmët e gishtave të viktimës kanë korresponduar me ato të Admir Muratajt, siç pretendonte prokuroria. Kujtojmë se dje iu dërgua kërkesa ekspertëve të mjekësisë ligjore që të lëshojnë ADN-në dhe të vërtetojnë se ka qenë ai viktima e 9 prillit të grabitjes në Rinas. Ai u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. / Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/nuk-pushohet-ceshtja-e-admir-murataj-per-grabitjen-e-2017-mungon-cerfitikata-e-vdekjes-dhe-adn/