Aktualitet

Redjan Rraja refuzon të bashkëpunojë për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit të Durrësit

Redjan Rraja refuzon të bashkëpunojë për zbardhjen e

Redjan Rraja, 34 vjeç i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoji me datë 1 nëntor në mbikalimin e Shkozetit, ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, të ofruar nga prokuroria e Krimeve të rënda.

Siç bëjnë me dije burime jo zyrtare pranë grupit të hetimit, Redjan Rraja ka refuzuar të bashkëpunojë dhe si rrjedhim të fitojë mbrojtje të posaçme. Ai vijon të mohojë akuzat duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjes dhe se nuk ka qenë në makinën nga ku dolën plumbat e kallashnikovit edhe pse gjurmët e lëna dhe syzet në makinë përputhen me AND-në e tij.

Grupi i hetimit e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së posaçme të SPAK ku pretendohet se ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin.

Dyshimet janë gjithashtu që Rraja mund të jetë i punësuar për të kryer aktin, në makinën ku ndodheshin prokurori i Durrësit, i mbetur i plagosur, shoferi Andi Maloku që humbi jetën, dhe në një tjetër makinë pas tij, miku i prokurorit Arjan Ndoji.

Prokurori Ndoji pritet ti nënshtrohet Vettingut. Disa dosje të gjetura në makinën e tij ditën e atentatit ngjallën dyshime. Ishin dosje për disa prona tek Gjiri i Lalzit, por sipas prokurorit janë dosje për studion e tij, ku thotë se ofron konsulenca ligjore për klientët./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/atentati-i-prokurorit-ndoja-kejvina-kthella-u-pyet-per-10-ore-per-redjan-rrajen/

http://www.tiranapost.al/kejvina-perdorte-makinen-e-redjan-rrajes-te-arrestuarit-per-atentatin-e-prokurorit/

http://www.tiranapost.al/kejvina-reagon-per-here-te-pare-pas-lajmeve-te-lidhjes-me-redjan-rrajen/

http://www.tiranapost.al/atentati-ndaj-prokurorit-ndoji-detaje-te-reja-adn-e-marre-ne-makine-perputhet-me-te-redjan-rrajes/

http://www.tiranapost.al/o-babi-na-gjuajten-jam-plagosur-telefonata-e-fundit-e-shoferit-te-prokurorit-ndoji-pas-atentatit/

http://www.tiranapost.al/klp-leter-arta-markut-nisni-hetimin-ndaj-prokurorit-arjan-ndoja/

http://www.tiranapost.al/flet-babai-djalit-qe-dhunoi-avokatin-ilia-ilia-nuk-kam-edukuar-keshtu-femijet-e-pagoi-prokurori-qe-ta-bente/

http://www.tiranapost.al/rrahman-rraja-per-te-dyshuarin-e-atentatit-te-prokurorit-redjanin-nuk-e-kam-nip-di-qe-ka-hapur-nje-klinike-dhe-kaq/