Rajoni

Zbulohen 9 rastet e para me Omicron në Kosovë

Zbulohen 9 rastet e para me Omicron në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar që janë zbuluar 9 rastet e para me variantin Omicron.

Në njoftimin e ISHPK thuhet se 2 nga rastet janë importuar nga SHBA-të, 2 nga Londra, 1 rast nga Franca, ndërsa 4 raste që u zbuluan në komunën e Mitrovicës mohojnë të kenë udhëtuar apo të kenë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Autoritetet shëndetësore kosovare i bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe të vaksinohen pasi parashikohet që shfaqja e këtij varianti do të rëndojë situatën epidemiologjike.