Rajoni

Vuçiç në përgjigje të raportit të PE: Do të vazhdoj të punoj për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës!

Vuçiç në përgjigje të raportit të PE: Do

Në përgjigje të raportit të Parlamentit Europian për progresin e Serbisë në rrugëtimin e saj europian, Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç i ka cilësuar argumentat e shkruara në të si “gënjeshtra të zhveshura”: “Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021,”- është shprehur ai gjatë një komunikate me gazetarët serbë gjatë një vizite në qytetin Shabac.

Mes të tjerash raporti i shkruar nga raportuesit e PE, nënvizon rëndësinë që ka njohja reciproke me Kosovën dhe normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën ka për të garantuar anëtarësimin e Serbisë në BE.

Pikërisht në përgjigje të këtyre këshillave nga Bruskeli, si dhe fjalisë ku shkruhet se ai ka punuar “për të delegjitimuar pavarësinë e Kosovës”, Vuçiç është shprehur krenar për këtë fakt si dhe nuk ka ngurruar të shtojë se për inat të PE do të vazhdojë të punojë për delegjitimimin e pavarësisë së saj, duke provokuar sërish, rreth një javë pas postimit në rrjetet sociale të fotos ku shfaqet territori i Republikës së Kosovës i mbuluar me flamurin e Serbisë.

Tiranapost.al