Rajoni

Vuçiç e pranon: Unë nuk do e nënshkruaj njohjen e Kosovës, por dikush tjetër pas meje do ta bëjë

Vuçiç e pranon: Unë nuk do e nënshkruaj njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e ka pranuar se efektivisht pavarësia e Republikës së Kosovës është një realitet i pandryshueshëm, me të cilën Beogradi herët a vonë do të duhet të pajtohet.

Vuçiç përgjatë një fjale të mbajtur ditën e sotme ai ka thënë se personalisht nuk do ta firmosë kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës, akt të cilin e cilëson “dezertim”, por shton se dikush tjetër do e njohë dhe situata për Serbinë nuk është ideale.

”Unë nuk jam një dezertor, nuk do të iki ose do të nënshkruaj njohjen dikush pas meje do ta bëjë këtë, por ne nuk mund ta mashtrojmë popullin me histori se situata është ideale”- ka thënë mes të tjerash kreu i shtetit serb.

Tiranapost.al