Rajoni

Vrau gruan në Greqi, 33 vjeçarit i hiqet përgjegjësia prindërore, çfarë kërkon familja e tij?

Vrau gruan në Greqi, 33 vjeçarit i hiqet përgjegjësia

Prindërit e Caroline Crouch kanë marrë kujdestarinë e mbesës së tyre Lydia. Vendimi i përkohshëm është dhënë nga zyra e prokurorit për të miturit në Greqi. Caroline Crouch 20 vjeçe u vra nga bashkëshorti i saj me profesionin pilot, i moshës 33 vjeç pasi siç pretendon ai Caroline do e linte dhe do largohej bashkë me vajzën.

Tashmë vajza e vogël e çiftit, do të qëndrojë me gjyshin dhe gjyshen në ishullin e Alonissos për 30 ditë, derisa gjykata të vendosë për kujdestarine përfundimtare. Sipas vendimit, prindërit e 33-vjeçarit Babis Anagnostopoulos do të lejohen të komunikojnë me fëmijën.

Vrau gruan në Greqi, 33 vjeçarit i hiqet përgjegjësia

Media greke Kathimerini shkruan se Prokuroria i hoqi gjithashtu përgjegjësinë prindërore 33 vjeçarit.

Nëna e Caroline, pra gjyshja e Lydia ka kërkuar që të ketë kujdtarinë totale të mbesës. Por kërkesën për kujdestarinë e kanë bërë edhe prindërit e Babis. Ata kanë propozuar që të kenë kujdestari të përbashkët të vajzës, dhe që të jetojë gjysmën e kohës në Athinë dhe gjysmën tjetër në Alonissos.

Ndërkaq, 33 vjeçari ndodhet në burg dhe pritet që të merret vendimi final për dënimin e tij.

Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë por edhe më tej, ndodhi më 11 maj.

*Tiranapost.al.