Video, Turqia nis 500 trupa komando në veri të Kosovës

E Diel 4 Qershor 2023, 15:05
TiranaPost
Turqia iu përgjigj thirrjes së NATO-s, duke dërguar 500 trupa të një batalioni komando në veri të Kosovës.
Ministria turke e Mbrojtjes ka publikuar sot pamjet e forcave komando që do të dislokohen në Kosovë, si përforcim për misionin e NATO-s, KFOR.
Autoritetet turke thanë se pas ngjarjeve të fundit në veri batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë është nisur drejt Kosovës.
Prej 29 majit, serbët lokalë të komunat veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.
Situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë janë plagosur 30 pjesëtarë të forcës paqeruajtës dhe 52 serbë.