Rajoni

Video/ Emisioni satirik serb imiton Ramën pas fjalimit në OKB: Kosova është e pavarur!

Video/ Emisioni satirik serb imiton Ramën pas fjalimit në OKB: Kosova

Në televizionin e Serbisë B92, në një program satirik është imituar nga një aktor serb kryeministri Rama. Marrë shkak edhe nga fjalimi i Ramës në OKB, ku e bëri edhe njëherë të qartë pozicionin mes Serbisë dhe Kosovës, aktori në rolin e Ramës, sapo ulet në kolltuk si i ftuar thotë: Mirëmbrëma, Kosova është e pavarur.


Kryeministri Edi Rama para Kombeve të Bashkuara, ditën e shtunë, tha se Shqipëria ka forcuar marrëdhënien me Serbinë, por nuk lëviz asnjë centimetër nga pavarësia e Kosovës.