Rajoni

Video-analiza/ Eksperti bullgar tregon se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin tragjik me 46 viktima

Video-analiza/ Eksperti bullgar tregon se çfarë mund ta ketë

Një ekspert bullgar, Dimitar Iliev, ka bërë një analizë përmes një videoje, ku tregon arsyet që mund të kenë çuar në aksidentin tragjik në të cilën humbën jetën 56 persona nga të cilët 12 ishin fëmijë.

Iliev tregon se një faktor serioz mund të ketë qënë edhe gjendja e shenjave rrugore dhe e sinjalistikës në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Iliev ka realizuar edhe një video përmes të cilës ka paraqitur gjendjen e sinjalistikës në metrat e fundit të autostradës para vendit të përplasjes së autobusit dhe konstaton se aty ka një sërë parregullsish, dhe i cilëson shenjat mashtruese, të vjetra dhe jo reflektuese.

Eksperti Bullgar tregon se një shenjë që tregonte se ka një kthesë ishte rrëzuar potencialisht në muajin maj dhe nuk ishte rivendosur.

Iliev përshkruan atë që mund të ketë ndodhur në sekondat e fundit para aksidentit. Ai thotë se duke e parë në momentin e fundit ndarësen në zonën e pushimit, shoferi mund të ketë bërë përpjekje për t’u shmangur në të majtë, por thotë se anësorja ka të ngjarë që të shkaktojë dëme në autobus në pjesën e gomës, dhe gypat e ajrit që janë të nevojshëm për funksionimin e frenave dhe ndezjes.

Klikoni këtu për të parë videon.

Tiranapost.al