Rajoni

Vendoset ora policore në Maqedoni të Veriut: Çfarë nuk do lejohet nga nesër

Vendoset ora policore në Maqedoni të Veriut: Çfarë nuk do

Maqedonia e Veriut ka vendosur masa të reja kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria ka vendosur në mbledhjen e kësaj të hëne kufizimin e orarit të lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Masa hyn në fuqi duke filluar nga dita e nesërme.

Qytetarët që do të imunizohen gjatë orës policore, do t’u lejohet kthimi në shtëpi nëse do të tregojnë vërtetim se janë vaksinuar dhe të justifikojnë qëndrimin jashtë orarit të kufizimit.

-Qendrat e basteve sportive, konferencat, trajnimet, dhe klubet e fitnesit nuk do të lejohen. Gjithashtu, nuk të do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin pjesërisht dhe tërësisht bizneset si lokale, restorante dhe hotelet.

Epidemiologët thonë se variantet e reja të koronavirusit janë shqetësim për shkak se kanë fuqi më të lartë transmetueshmërie.

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar në mbledhje se mjekët dhe infermierët janë lodhur dhe duhet bërë një përpjekje shtesë për të lehtësuar situatën.

*Tiranapost.al