Rajoni

Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: Ta kisha premtuar babi, festat do i bëjmë gjithnjë bashkë

Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: Ta kisha premtuar babi,

Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa Krasniqi është fejuar sot dhe ka zgjedhur që ceremoninë ta zhvillojë në Hagë, ku babai I saj ndodhet në paraburgim nën akuzën për krime lufte gjatë kohës kur ishte ndër liderët e UÇK-së.

Vajza e Jakup Krasniqit fejohet në Hagë: Ta kisha premtuar babi,

Në një postim në Facebook, ajo shkruan: E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë. ‘Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë’, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi.