Tensione në Veri të Kosovës, Kurti: Faji i Vuçiç dhe Petkoviç
Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak. Njoftimin e ka dhënë Policia e Kosovës.
“Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazira”, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurtin.
Nga nesër Kosova ka vendosur të vërë në fuqi ligjin e reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentin e identifikimit.
Qeveria Kurti ka vendosur që nga nesër të lëshojë dokument fletë-deklarimi për çdo shtetas serb që hyn në Kosovë dhe po ashtu do të veprojë me targat. Njësoj siç Serbia vepron me çdo qytetar të Kosovës që hyn në Serbi.
Në kufirin e Jarinjës, ashtu si vitin e kaluar, disa grupe të qytetarëve të Serbisë kanë bllokuar rrugën dhe kjo ka tensionuar situatën. Thuhet se ka pasur edhe të shtëna me armë.