Shqiptari Dritan Abazoviç propozohet zv.kryeministër i Malit të Zi

Shqiptari Dritan Abazoviç është propozuar të bëhet zv.kryeministër i Malit të Zi. Kryeministri i caktuar, Zdravko Krivokapiç, prezantoi sot kabinetin qeveritar, ndërsa u shpreh: "Vendosa të kem një nënkryetar dhe ai nënkryetar është Dritan Abazoviç".
Ai u shpreh se negociatori kryesor i BE-në do të emërohet rreth 15 dhjetorit, ndërsa një nga emrat që përflitet se do të marrë këtë post mund të jetë aktivistja civile Jovana Maroviç.
Emrat e ministrave:
- Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac
- Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviç
- Ministri i Punëve të Jashtme, Djordje Radulovic
- Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spaji?
- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve, Vesna Brati?
- Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovini? Bojovi?
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq
- Ministri i Investimeve Kapitale, Mladen Bojanic
- Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzenti?
- Ministri i Ekologjisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijovi?
- Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtat e Pakicave, Vladimir Leposavic.