Serbia dorëzon zyrtarisht kërkesën për të dërguar trupa në Kosovë
E Premte 16 Dhjetor 2022, 13:27
TiranaPost
Sipas mediave serbe, ashtu siç ishte paralajëruar edhe dje, Serbia i ka dorëzuar KFOR-it kërkesën për të dërguar trupa në veri të Kosovës.
Vuçiç deklaronte dje se do të dërgohen nga 100 deri në 1000 trupa.
Vendimi është marrë pas vendosjes së policisë së Kosovës në veri. Serbët që jetojnë atje kanë ngritur barrikada në shenjë revolte pas arrestimit të ish-zyrtarit Dejan Pantiq.
Serbia e justifikon kërkesën për rivendosjen e trupave të saj në territorin e Kosovës me të drejtën që i jep Rezoluta 1244.